09:56 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dy ditë pas përfundimit të “Sunny Hill”, Gërmia ende e mbushur me bërllok (Foto)

Një pjesë e konsiderueshme e parkut të Gërmisë është ende e mbushur me bërllok, si pasojë e organizimit të festivalit “SunnyHill” i cili përfundoi etapën tre ditore të dielën.

Mirëpo, edhe pse tashmë kanë kaluar dy ditë që prej përfundimit të “SunnyHill”, parku i Gërmisë nuk është pastruar ende prej mbeturinave.

Insajderi ka siguruar pamje të parkut të Gërmisë sot në mëngjes. Aty shihen vetëm dy njerëz, të cilët tentojnë të pastrojnë një grumbull të madh mbeturinash.

Ndërkaq, qytetarët edhe sot e kanë pasur të pamundur të shfrytëzojnë këtë pjesë të parkut, ku është mbajtur festivali.