19:02 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj bashkë me vullnetarë nesër pastrojnë Parkun e ‘Gërmisë’

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” nesër, 10 nëntor, (e shtune) duke filluar nga ora 10:00, do të organizohet aksion pastrimi te Parku i Gërmisë.

Sipas njoftimit, aksioni fillon nga porta në hyrje të Gërmisë, përcjellë Indeksonline.

Po ashtu në njoftim thuhet se në aksionin e nesërm merr pjesë ekipi i Let’s Do It Kosova, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

“Në aksionin e nesërm do të pastrohet brezi rrugor nga mbetjet ndërtimore”, përfundon njoftimi./Indeksonline/