21:52 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dy ditë pasi e zyrtarizoi Man United, lëndohet transferi 50 milionësh

Blerja e parë e Manchester United këtë verë, braziliani Fred është lënduar në stërvitjen e fundit të përfaqësueses.

Fred u detyrua të lë stërvitjet pasi që pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë trajnimit me Brazilin.

Mjeku i skuadrës, Rodrigo Lasmar ka konfirmuar se bëhet fjalë për lëndim serioz, por se për më shumë detaje duhet pritur testet e radhës që do të bëhen nesër. Brazili të dielën luan në miqësoren e fundit para Botërorit, ndaj Austrisë.

Fred u transferua dy ditë te Manchester United për 50 milionë funta nga Shakhtad Donetsk./Indeksonline/

Temat: