Dy ditë pasi siguroi Champions League, Roma bën goditjen e parë
Roma ka bërë goditjen e parë në tregun e transferimeve.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, pasi siguruan kualifikimin në Champions League, menjëherë kanë zyrtarizuar blerjen e plotë të kartonit të Donyell Malen, shkruan IndeksOnline.
Ylli holandez pati një gjysmë sezoni fantastik prej se u transferua në janar në formë huazimi nga Aston Villa, duke shënuar 15 gola në 20 ndeshje.
Donyell Malen ka nënshkruar kontartë katër vjeçare me Romën, e vlefshme deri më 30 qershor 2030./IndeksOnline/

