20:43 / E Martë, 21 Shtator 2021 / OSH

Dy doza të Johnson & Johnson ofrojnë rreth 95 efikasitet kundër COVID-19

Versioni me dy doza të vaksinës anti-COVID të Johnson & Johnson ofron mbrojtje deri 94 për qind nga infeksioni simptomatik, ka thënë kompania të martën, duke e bërë këtë regjim me dy doza të vaksinës të krahasueshme me atë të Modernas e Pfizerit, raporton CNN.

Kompania ka thënë se një dozë përforcuese dhënë dy apo gjashtë muaj pas dozës së parë të vaksinës po ashtu rrit dukshëm mbrojtjen e personave nga imuniteti.

Kompania ka publikuar detaje të tri studimeve të aspekteve të ndryshme të vaksinës. Në studime thuhet se vaksina ofron mbrojtje të gjatë që mund të forcohet me një dozë shtesë.

Vaksina e Johnson & Johnson dallon nga vaksinat tjera, pasi merret vetëm një dozë.

Kjo vaksinë ka marrë autorizim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së më 27 shtator. I është dhënë 14.8 milionë amerikanëve.

Sipas studimit qasja me dy doza ka qenë efikase 75 për qind ndaj COVID-it të mesëm apo të rëndë në nivel botëror, dhe 95 për qind vetëm në SHBA. Dallimi është për shkak të varianteve të ndryshme që kanë qarkulluar nëpër shtetet tjera nëpër botë gjatë muajve të studimeve.

Kompania ka thënë se kur personi merr një dozë të dytë të Johnson & Johnson dy muaj pas të parës, niveli i antitrupave rritet katër deri gjashtë herë. Por nëse jepet gjashtë muaj pas dozës së parë atëherë rritet edhe më dukshëm.

“Derisa një dozë e vetme mbetet efikase kundër COVID-19 një dozë shtesë rritë mbrojtjen dhe po ashtu pritet të rritë kohëzgjatjen e mbrojtjes”, ka thënë Paul Stoffels nga kompania.