14:32 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dy emrat kryesor në mesin kandidatëve për “Golden Boy 2018”

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe dhe mesfushori i Dortmundit, Christian Pulisic janë emrat kryesorë në mesin e kandidatëve të “Golden Boy 2018” pasi numri i kandidatëve u ngushtua nga 100 në 60.

Mbappe është bartësi aktual i çmimit dhe duket se po e kërkon atë për herë të dytë pas fitimit të Kupës së Botës, shkruan indeksonline.

Lojtarët si Alexander Arnold i Liverpoolit, Vinicius Junior i Real Madridit dhe Mathias De Ligt i Ajaxit janë përfshirë gjithashtu në listën e fundit të lëshuar nga Tuttosport dhe Dailymirror.

Të nominuarit e tjerë të rëndësishëm përfshijnë Patrick Cutrone të Milanit, Phil Foden të Man City si dhe Justin Kluivert dhe Ryan Sessegnon.

Çmimi i cili njeh lojtarin më të mirë në ligat më të mëdha të Evropës nën moshën 21 vjeçare pritet të votohet nga një numër i madh i gazetarëve. /IndeksOnline/