10:05 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dy fluturime në Aeroportin e Prishtinës, me vonesa

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka paralajmëruar se fluturimet e mëngjesit, nga ora 8:00 dhe 10:00 mund të kenë vonesa.

Kjo situatë është krijuar pas grevës të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve.

“Deshirojme te informojme publikun se fluturimet e parapara nga ora 08:00-10:00 mund te kene vonesa. Kjo është pasoje e kercenimeve te vazhdueshme nga punonjesit qe jane pjese te greves ndaj punonjesve qe jane te gatshem te punojne.
Andaj u kerkojme ndjese te gjithe udhetareve per vonese, meqenese ne kemi marre te gjitha masat paraprake per GREVE mirepo duke u bazuar ne takimin e djeshem me udheheqjen e Sindikates se ANP-se, ne nuk kemi marre ne konsiderate se do te kete veprime jashte te gjitha kornizave ligjore te grevave per te penguar procesin e punes.

Menaxhmenti i ANP-se do te shqyrtoje te gjitha rastet vec e vec dhe do te marrë masa ligjore ndaj personave pergjegjes”, thuhet në njoftim./Indeksonline/