10:15 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Dy funksionarë të lartë të BDI-së do të ulen në bankën e të akuzuarve

Dy funksionarë të lartë të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri sot do të ulën në bankën e të akuzuarve nën akuzën se kanë shkatërruar material zgjedhor.

Nën rastin që e udhëheq Prokuroria Speciale Publike, funksionarët e partisë së Ahmetit akuzohen për veprën penale parregullsitë zgjedhore, “shkatërrim të materialit zgjedhor” në rastin që mban emrin “Titanik”, transmeton Indeksonline.

Gjykatëse e lëndës është caktuar Ola Ristova, ndërsa kjo është lënda e parë e Prokurorisë Speciale ku gjykohen funksionarët e BDI-së.

PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat.

Përveç anëtarëve të BDI-së, Specialja kur shpalosi lëndën kërkoi masa të kujdesit edhe për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe anëtarin e KSHZ-së nga kjo parti, Bedredin Ibraimi./Indeksonline/

Temat: