Dy futbollistë të Real Madridit në Chelsea? (Foto)
Skuadra e Real Madridit do ta përdorë “fshesën” në fund të këtij sezoni. Nga kampionët europian priten të largohen shumë futbollistë, ndër ta Isco dhe Gareth Bale.
Zinedine Zidane rrezikon të largohet vet nga “Santiago Bernabeu” pas sezonit të dobët në La Liga dhe Coppa Del Rey. Por, në rast se francezi mbetet trajner, atëherë tri objektivat kryesor do të jenë, Lewandowski (Bayern), Eden Hazard (Chelsea) dhe Neymar (Paris Saint Germain).
Në rast se një nga këta transfere realizohen, atëherë nga Madridi do të largohen Bale dhe Isco. Dy futbollistët shumë lehtë mund të përfundojnë në Angli, te Chelsea.
Gareth Bale e njeh mjaftë mirë Premierligën, pasi një kohë ka luajtur te ekipi i Tottenhamit, kurse për Iscon do të ishte një aventurë e re përkrah ish-bashkëlojtarit, Alvaro Morata.
Për Iscon dhe Balen të interesuar janë shumë klube, si Manchester United, Paris Saint Germain, Juventus dhe Milan./IndeksOnline/
Real Madrid playmaker Isco has more or less hinted that he will be leaving in the summer. He wants to play in the same side as his mate Alvaro Morata . Which suggests his coming to Chelsea in the summer, we will wait and see what happens. #CFC
— Chelsea FC Fan Club (@ConteBlueArmy) March 7, 2018