16:37 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dy futbollistët që nuk morën asnjë votë në garën për Topin e Artë

Luka Modric dje u shpall fitues i Topit të Artë, duke e thyer dominimin 10-vjeçar të Ronaldos dhe Messit.

Në këtë garë ishin të nominuar plotë 30 futbollist, shkruan Indeksonline.

Kroati arriti të grumbulloj 753 vota, Ronaldo 476 ndërsa Griezmann 414 vota.

Por dy prej futbollistëve nuk siguruan asnjë votë. Ylli i Real Madrid, Isco dhe portieri i Tottenham Hugo Lloris nuk u votuan nga askush. /IndeksOnline/