21:20 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish trajneri i Real Madrid mesazh Iscos: Sillu mirë edhe kur nuk luan!

Ish trajneri i Spanjës dhe Real Madrid Vicente del Bosque beson që Isco duhet të tregoj sjellje shembullore kur ai nuk luan.

Anësori spanjoll që nga koha kur është transferuar në Real Madrid nuk ka arritur të siguroj vendin e startuesit. Por koha me trajnerin e ri Santiago Solarin po del të jetë më e keqja.

Që nga humbja turpëruese kundër Barcelonës 5-1, Solari nuk e pasur në formacionin startues Isco.

Përkundër kësaj trajneri spanjoll Del Bosque beson që Isco duhet të tregoj sjellje shembullore.

“Isco? Trajneri duhet të bëjë detyrat e tij dhe lojtarët duhet të dinë se kur lojtari duhet të luaj dhe kur nuk duhet të luaj. Ai duhet të mësohet të sillet shembullore në grup.”, u shprehë trajneri spanjoll. /Indeksonline/