22:50 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nuk ka mosmarrëveshje, Solari ”ngritë në qiell” Iscon

Pas triumfit të sotëm ndaj Melilla, trajneri i Real Madridit, Santiago Solari është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Iscos.

Ish-mesfushori i Malagas startoi sot nga minuta e parë nën urdhrat e Solarit për herë të parë dhe ishte kapiten.

”Jam shumë i lumtur për Iscon”, tha Solari për gazetarët, transmeton IndeksOnline.

”Më vjen keq që ai e humbi atë rast në pjesën e parë, pasi që do të ishte një gol i mrekullueshëm”.

”Unë jam gjithashtu i lumtur për Asension, i cili shënoi dy gola, dhe për Vinicius, i cili gjithashtu shënoi një gol”.

”Ishim solid, dhe të mrekullueshëm në sulm dhe isha i kënaqur me debutimet e Fidalgos, Fran Garcias dhe Javi Sanchezit”./IndeksOnline/