75 Mall Live Search
12:33 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dy ”gabimet fatale” të Donald Trump në Francë

Përderisa, presidenti amerikan, Donald Trump u takua dje me Emmanuel Macron, të parin e Francës, ai ishte i shqetësuar nga një siklet potencial diplomatik.

“Le Monde” raportoi më herët se gjatë një rasti të mëhershëm në Uashington, Trump ngatërroi shtetet baltike dhe Ballkanin.

Më pas, gjatë ceremonive në Paris për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, një vizitë e planifikuar presidenciale në varrezat amerikane në Belleau, një vend me rëndësi të madhe për ushtrinë amerikane, u anulua për shkak se po binte shi.

Dhe nipi i Winston Churchillit, Nicholas Soames, kritikoi ashpër Trumpin, duke shkruar në Twitter: “Ata vdiqën me fytyrën e tyre përballë armikut dhe Donald Trump në mënyrë patetike dhe të papërshtatshme, nuk mund të bëjë nderimet e tij për shkak të motit. Ai nuk është i aftë të përfaqësojë këtë vend të madh“.

Nicolas Burns, diplomat amerikan që ka shërbyer për republikanët dhe për demokratët, e konsideroi vendimin si të “çuditshëm”, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër,”Le Monde” në raportin e saj kishte të bënte me ngjarjet në Uashington në fillim të prillit të këtij viti, kur drejtuesit e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë vizituan Shtëpinë e Bardhë për një takim ”sy më sy” dhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Në konferencën për shtyp, Trump vlerësoi vizitën, duke paraqitur perspektivën që këto vende të bëhen anëtare të NATO-s.

Por “Le Monde” zbuloi një “bisedë” presidenciale, ku Tramp i atribuon udhëheqësve Baltik përgjegjësinë për luftën në Jugosllavi.

Dalia Grybauskaitė e Lituanisë, Kersti Kaljulaid i Estonisë dhe Raimonds Vējonis i Letonisë, shkruante gazeta, ju deshën “një moment për të kuptuar se ‘Baltikët’ dhe ‘Ballkani’ u përzien në mendjen e presidentit amerikan”./IndeksOnline/