75 Mall Live Search
21:00 / E Martë, 24 Maj 2022 / AR

‘Dy gisht mjaltë 2’ është gati, Elvana Gjata ka diçka për t’i thënë Ermalit

“Dy gishta mjaltë 2” është gati për lansim.

I ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, Ermali zbuloi se kur do të publikohet pjesa e dytë e filmit “Dy gisht mjaltë”, shkruan Indeksonline.

Pasi ai e publikoi këtë “sekret”, Elvana ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar momentin e intervistës së Ermalit, krahas së cilës ka shkruar:

“Ermal Mamaqi më ëmbëlsove ditën, të dua! Mezi po pres, kaq po të them! Dy gisht mjaltë 2!”./Indeksonline/