10:06 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dy gjakovarë të dehur sulmojnë dy policë, arrestohen

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Tirana” në Gjakovë, të cilët dyshohet se derisa ishin të dehur kanë sulmuar dy policë.

“Janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj  K/Shqiptarë pasi të njëjtit i kishin penguar dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit  nuk janë intervistuar për shkak se kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/