22:51 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Dy kompanitë gjigante njoftojnë se shitjet e kompjuterëve po bien ndjeshëm

Shitjet e kompjuterëve kanë rënë me 4.3% në 68.6 milion njësi në tre mujorin e fundit të 2018-ës ku gjashtë prodhuesit e parë janë: Lenovo, HP, Dell, Apple, Asus dhe Acer.

Gartner thotë se Lenovo dhe Dell kanë shënuar rritje ndërsa pjesa tjetër është me rënie.

Ndërsa IDC thotë se shitjet ranë me 3.7% në 68.1 milion njësi në tre mujorin e katërt. Pesë prodhuesit e parë ishin Lenovo, HP, Dell, Apple dhe Acer.
Për 2018 Gartner thotë se shitjet kanë rënë me 1.3% në 259.3 milion kompjuterë krahasuar me 262.6 milion një vit më parë.

IDC thotë se shitjet kanë rënë me 0.4% nga 259.6 milion një vit më parë në 258.4 milion në 2018-ën.