14:06 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dy krahët e Barcës drejt Series A, njëri te Roma, tjetri te Juve

Barcelona pritet të jetë njëra nga skuadrat më aktive në treg. Skuadra katalonase pritet që në ditët në vazhdim të bëjë disa shitje.

Lucas Digne raportohet të jetë në bisedime me Juventusin. Sipas mediave italiane, Digne do të zë vendin e Alex Sandros që pritet të largohet këtë verë.

Në anën tjetër, Roma është në bisedime për transferimin e Aleix Vidal. Mbrojtësi spanjoll nuk ka bindur te Barcelona dhe e ka të sigurt largimin në afatin e verës./Indeksonline/