09:19 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dy më të mirat e këtij sezoni përballen në ”Rexhep Rexhepi”

Dy skuadrat më të mira në vend momentalisht me vetëm dy pikë dallim luajnë në ditë të pazakonshme dhe e kuptueshme, e tërë vëmendja e futbolldashësve është e drejtuar në “Rexhep Rexhepi”.

Stadiumi i Feronikelit për një kohë ishte bërë edhe shtëpi e Prishtinës dhe tani sërish do të kthehet aty, me kujtime të mira, sidomos me skuadrën vendase me të cilën ka rezultate pozitive, por e cila tani udhëheq klasifikimin dhe duhet të bind që ta mbaj atë.

Dy skuadrat më në formë në kampionat, por megjithatë formën më të mirë ka Prishtina – 6 ndeshje rresht të fituara, 4 ndeshje rresht pa pësuar gol, transmeton IndeksOnline.

Por, në anën tjetër sulmi më i mirë në Superligë me futbollistë të dëshmuar dhe me disa tituj kampioni.

Pra, ndeshja më e rëndësishme e stinorit vjeshtor, ndeshje ku pritet të dëshmohen cilësitë.

Prishtina përveç Mankendës nuk ka asnjë mungesë tjetër. Futbollistët të motivuar maksimalisht edhe pse e konsiderojnë veç ndeshje të radhës./IndeksOnline/