17:28 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Dy medalje të arta për Kosovën, Erza dhe Flaka “pushtojnë” Athinën

Dy xhudistet kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha, i kanë siguruar dy medalje të arta Kosovës në Kupën Evropiane të Xhudos për juniore, që po zhvillohet në Athinë të Greqië.

Në finalen e kategorisë deri në 48 kilogramë, Muminoviq triumfoi kundër xhudistet austriake, Jacqeline Springer.

Paraprakisht, Muminoviq e mposhti rusen Giafra Borisova në gjysmëfinale, ndërsa në rundet preliminare e mposhti xhudistin nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova, dhe atë nga Greqia, Ekaterini Theodorakopoulou.

Ndërkohë Loxha në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë mposhti turken Hasret Bozkurt. Flaka më herët në gjysmëfinale kishte mposhtur gjermane Marina Zapros. /IndeksOnline/