21:29 / E Martë, 27 Prill 2021 / C E

Dy mundësit nga Hani i Elezit do ta përfaqësojnë Kosovën në Evropian dhe në Botëror

Dy mundësit nga Hani i Elezit, Fatlum Braka dhe Egzon Xhoni do të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Të drejtuar nga trajneri Ziber Xhoni, Fatlumi dhe Egzoni do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Bullgari dhe Kampionatin Botëror që zhvillohet në Hungari.

Dy mundësit e Klubit “Dardania” kanë treguar rezultate shumë të mira në nivel vendi dhe tashmë pritet që të korrin sukses edhe në garat ndërkombëtare. /IndeksOnline/