15:54 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy mungesat e mëdha të Liverpoolit kundër Zvezdës

Jordan Henderson dhe Naby Keita nuk do të luajnë në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Crvena Zvezdas të mërkurën në Champions League.

Henderson, i cili gjithashtu mungon në fundjavë ndaj Cardiff Cityt në Premier League – pësoi lëndim në këmbë në ndeshjen e fundjavës që lamë pas ndaj Huddersfield Town.

Keita, gjithashtu ka pësuar lëndim në këmbë gjatë pushimit internacional këtë muaj, transmeton IndeksOnline.

Ai u rikthye menjëherë në Melwood, por ndeshja e nesërme është shumë herët që ai të luajë.

Liverpool captain Jordan Henderson

”Nuk është edhe aq mirë, të jem i sinqertë”, tha Klopp kur u pyetë rreth gjendjes së Henderson. ”Nuk është diçka që duhet tv shqetësohemi, por është një problem në këmbë që duhet ta shikojmë”.

”Ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme, e me gjasë edhe ndaj Cardiffit, por shpresojmë se ai mund të rikthehet. Do ta shohim”.

Nga ana tjetër, Klopp ka konfirmuar se Keita ka bërë një hap pozitiv drejt rikuperimit, por nuk do të luajë nesër.

”Naby tashmë ka filluar të vrapojë, por ndeshja e nesërme është shumë herët për të”, tha ai./IndeksOnline/

Image result for naby keita