21:34 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kosova, ”ankth” i tifozëve serb para ndeshjes, Napoli – Zvezda

Para fillimit të ndeshjes Napoli – Crvena Zveda, e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, pranë stadiumit “San Paolo” ishin tubuar edhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve të skuadrës nga Beogradi.

Mediet serbe shkruajnë se rreth 4000 tifozë kanë krijuar atmosferë të mirë, ndërsa “kënga” më e përsëritur ka qenë “Kosova është Serbi”.

Mbetet të shihet nëse UEFA do të reagojë për këtë akt të tifozëve serbë.