09:34 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy ndeshjet e fundit të javës së nëntë zhvillohen në Gjilan dhe Mitrovicë

Në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen dy ndeshjet përmbyllëse të kësaj jave.

Dy ndeshjet që do të zhvillohen sot janë mes Gjilanit dhe Lirisë, teksa Trepça’89 është nikoqir i Flamurtarit.

Gjilani ka treguar paraqitje të mira në ndeshjet e fundit, për dallim nga Liria që ka pësuar tri humbje radhazi së fundmi, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: people playing sports, text, outdoor and nature

Nga ana tjetër, në ”Riza Lushta”, Trepça’89 pret Flamurtarin e Prishtinës në Mitrovicë.

Pas një fillimi fantastik, prishtinasit nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit, ndërsa, ”Minatorët” në pesë ndeshjet e fundit nuk kanë regjistruar asnjë fitore.

Përndryshe, të dyja ndeshjet e sotme fillojnë nga ora, 15:00./IndeksOnline/