16:47 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dy ndeshjet e mbetura në Kupën e Kosovës zhvillohen nesër, të premten shorti

Sot u zhvilluan shumica e ndeshjeve në Kupën e Kosovës, ndërsa kanë mbetur edhe dy tjera për ta mbyllur rrethin e tretë, shkruan IndeksOnline.

Ndeshjet, Vllaznisë së Pozheranit – Llapit dhe Ballkani – Trepça, do të zhvillohen nesër nga ora 12:00.

Pas përfundimit të ndeshjeve, të premten nga ora 13:00, do të hedhet shorti për rrethin e katërt.

Kujtojmë se deri tani këto janë skuadrat kualifikuese: Gjilani, Kosova, Liria, Istogu, Prishtina, Drita, Drenica, Vushtrria, Trepça ’89 dhe Arbëria./IndeksOnline/