10:29 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dy nga ministrat e LDK-së, mbërrin në Kuvend

VV-ja e LDK-ja të dielën zyrtarizuan marrëveshjen për bashkëqeverisje. Partitë bënë të ditur se qeveria e re do të ketë 15 ministri, 12 nga të cilat do të jenë për VV-në e LDK-në, e tri për minoritetet.

Derisa sot nga ora 11:00 Kuvendi pritet të mbajë seancën plenare me rend dite zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Tashmë në objektin e Kuvendit, kanë nisur të vijnë edhe të zgjedhurit e popullit, ndërsa janë parë edhe deputetët e LDK-së, Besian Mustafa e Anton Quni.

Kujtojmë, që dje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Besian Mustafa është propozuar për Ministër të Bujqësisë dhe Anton Quni Ministër i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së./Indeksonline