Dy nxënësit nga Kosova fitojnë medalje ndërkombëtare në garat e diturisë
Dy nxënës nga Kosova kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM, e mbajtur këtë javë në Romë të Italisë.
Engjëll Ibrahimi dhe Arnis Kasumi, nxënës të Innovation Academy, u shpërblyen me medalje pas paraqitjes së tyre të suksesshme në garën që mblodhi pjesëmarrës nga dhjetëra shtete të botës.

Sipas njoftimit të akademisë, ata përfaqësuan me dinjitet Kosovën dhe dëshmuan nivel të lartë të njohurive në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).

Ky rezultat vlerësohet si dëshmi e përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të nxënësve, si dhe e cilësisë së përgatitjes së tyre për gara ndërkombëtare. Akademia theksoi se suksesi i tyre është krenari jo vetëm për institucionin, por edhe për Kosovën.

Ky sukses i jashtëzakonshëm është dëshmi e punës, përkushtimit dhe talentit të Arnisit, i cili arriti të përfaqësojë Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare.
Familjarët e tij shprehën krenarinë dhe gëzimin për këtë arritje, duke theksuar se vendi i tretë në botë është një moment historik jo vetëm për Arnisin, por edhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.
Ata i uruan suksese të mëtejshme, duke besuar se ky është vetëm fillimi i shumë arritjeve të mëdha në të ardhmen.

