14:54 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Dy orë para ndeshjes, KF Prishtina merr lajm të mirë nga Mark Zuckerberg!

Kur kanë mbetur pikërisht dy orë para ndeshjes me të rëndësishme të KF Prishtinës ndaj Ferronikelit, skuadra e kryeqytetit ka marrë lajm të mirë.

Skuadra bardhë e kaltër ka njoftuar se i është njohur faqja zyrtare nga Facebook.

“Prishtina klubi i parë në Kosovë i verifikuar nga facebook-u
Prishtinë, 6 mars 2019 – FC Prishtina edhe zyrtarisht sot është verifikuar nga rrjeti më i madh shoqëror në internet, Facebook. Pas verifikimit, klubi tani ka të drejtën e rezervuar mbi produktin që e plason në platformën sociale dhe nuk mundët më nga askush i padëshiruar të keqpërdor informacionet për klub, si fotografitë, videot etj.

Përndryshe FC Prishtina është klubi i parë i verifikuar nga Kosova” thuhet në njoftimin e skuadrës kosovare./Indeksonline/