10:23 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Dy persona gjenden pa shenja jete, policia heton rastet

Gjatë ditës së djeshme, dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri rast ka ndodhur ne Junik të Pejës, ndërsa tjetri në fshatin Kravaric të Gjilanit.

Në Junik, Policia e Kosovës ka raportuar se një femër është gjetur pa shenja jete, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në anën tjetër, edhe në Gjilan policia është duke e hetuar një rast të vdekjes.

Familjarët e viktimës kanë raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Indeksonline/