16:19 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Dy persona lëndohen në një aksident në lagjen Veternik të Prishtinës

Dy persona janë lënduar në një aksident mes dy veturave në lagjen Veternik në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 15:30, në lagjen Veterrnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.