10:19 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Dy qytete italiane ndërmorën masat kundër COVID-19 në data të ndryshme dhe shikoni diferencën e të prekurve dhe viktimave!

Italia është një nga shtete që u godit më së shumti nga virusi COVID-19.

Aq shumë sa dje u desh karvan i kamionëve të ushtrisë italiane që të transportonin nga Bergamo drejtë 12 zonave të tjera të Italisë, trupat e viktimave sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën e djegies së kufomave. Gjithë kjo falë masave që ndërmorën më 22 shkurt, kurse Bergamo me 8 mars, transmeton Indeksonline.

Sipas një grafiti të publikuar tregohet se si masat e ndërmarra frenuan armikun COVID-19 në Lodi, kurse në Bergamo mori jetën e shumë njerëzve.

Postimi i Edi Ramës për këtë:

 LODI dhe BERGAMO janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. Në LODI masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.

? Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në LODI, ndërsa në BERGAMO ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe DALLIMI MES NUMRIT TË TË INFEKTUARVE dhe TË TË VDEKURVE në DY ZONAT FQINJE ËSHTË TRONDITËS!

? Në foton djathtas KARVANI I KAMIONËVE TË USHTRISË ITALIANE, QË TRANSPORTONTE MBRËMË NGA BERGAMO DREJT 12 ZONAVE TË TJERA TË ITALISË, TRUPAT E VIKTIMAVE TË LUFTËS, SEPSE KREMATORIUMI I ZONËS KA MBINGARKESË DHE NUK E PËRBALLON DOT NEVOJËN PËR DJEGIEN E KUFOMAVE???

? NE DUHET TA SHMANGIM ME ÇDO KUSHT DHE ÇMIM KATASTROFËN HUMANITARE QË PO NDODH NE BERGAMO DHE NË ZONAT E VERIUT TË ITALISË, KU SISTEMI EKSELENT SHËNDETËSOR RA NË GJUNJ, SEPSE NUK U MBROJT NGA MURI I MASAVE SHTRËNGUESE!

? DURIM, DURIM, DURIM! NUK DUHET TË NA NDODHË QË TA MËSOJMË SE ÇFARË TË GJEN NËSE NUK LUFTON SA S’ËSHTË VONË!