10:46 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dy raste të dhunës në Gjilan, kërcënojnë prindërit e rrahin gruan

Në Gjilan kanë ndodhur dy raste të dhunës.

Në njërin rast, i dyshuari ka kërcënuar prindërit e tij.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërsa, rasti i dytë ka të bëjë me rrahje. Përkatësisht, një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal -Gjilan. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/