17:12 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dy shkolla të Vushtrrisë bëhen me kamera të sigurisë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se dy shkolla të kësaj komune nga tani janë pajisur me kamera të sigurisë.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se 13 kamera në këto shkolla do të monitorojnë gjithçka që ndodh për 24 orë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Tahirit:

Në 2 shkolla në Vushtrri OSBE instalon kamera të Sigurisë

Me iniciativë të Komitetit Lokal për Siguri në Bashkësi, OSBE ka financuar projektin e instalimit të kamerave të sigurisë në Shkollën Fillore “Mutafë Venhari” dhe në SHMU 1 ku janë instaluar nga 13 kamera të sigurisë.

Kryetari Xhafer Tahiri me këtë rast tha se instalimi i kamerave të sigurisë i kontribuon sigurisë së nxënësve, shmang problemet që shkaktohen nga persona jashtë shkollës dhe rritë sigurinë për mësuesit e prindërit. Për këtë arsye instalimi i kamerave të sigurisë është pjesë e rëndësishme e programit për arsim cilësor në Vushtrri që po implementohet me mbështetjen e donatorëve.

Me këtë rast Kryetari Tahiri ka ndarë Falënderim për OSBE dhe stafin e saj për bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional./Indeksonline/