18:51 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / MSH

“Dy Shokë”, Sabriu e Sinani lansojnë projektin e ri

Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu janë bashkuar për të sjellur një projekt të ri.

“Dy Shokë” quhet projekti i dyshes i cili është promovuar në kuadër të projekteve për festat e fundvitit.

Të shoqëruar me kolegët dhe koleget këngëtarë, Sabriu dhe Sinani këndojnë këngën e prodhuar nga Arsim Bunjaku, Wiruis dhe Neertil./Indeksonline