22:20 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / AR

Dy shpërthime me shok-bomba në veri

Kanë ndodhur dy sulme me shok-bomba në dy lokacione të ndryshme, në veri të Mitrovicës.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Besim Hoti.

“Ka pasur shpërthime në dy lokacione të ndara. Bëhet fjalë për sulme me shok-bomba, s’ka të lënduar e as dëme materiale”, konfirmoi Hoti./Indeksonline/