10:56 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dy shtetas të Shqipërisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit

Dy persona, shtetas të Shqipërisë janë arrestuar ditën e djeshme në pikën kufitare në Vërmicë.

Të dy ata janë takuar teksa tentonin të kalonin kufirin në mënyrë ilegale dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/