23:19 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / Blerim

Dy shtetet që përfunduan në pozitat e treta, por i thonë ‘lamtumirë’ EURO20

Kombëtarja e Finlandës dhe ajo e Sllovakisë janë përshëndetur nga Kampionati Europian EURO20 edhe pse e mbyllen në pozitat e treta.

Finlanda e mbylli e treta në Grupin B me 3 pikë, por përshëndetet nga EURO20, shkruan IndeksOnline

Në pozitën e tretë e mbylli edhe Sllovakia, por pas disfatës së thellë 5 me 0 kundër Spanjës i tha lamtumirë Kampionatit Europian me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Katër shtetet që kanë siguruar raundin eliminim-direkt në EURO20 nga pozitat e treta, janë: Portugalia, Cekia, Zvicra dhe Ukraina./IndeksOnline./