Dy surpriza të mëdha, Hummels dhe Goretzka jashtë Evropianit

Skuadra gjermane ka gjetur një mënyrë interesante për të shpallur listën e skuadrës për Euro 2024: emrat e lojtarëve do të zbulohen, një nga një, në mënyra të ndryshme, deri këtë të enjte, ditën kur Julian Nagelsmann do të shpallë zyrtarisht listën e plotë.
Duke përdorur këtë metodë, shtypi gjerman tashmë ka arritur të nxjerrë disa përfundime rreth listës dhe madje ka zbuluar dy surpriza të mëdha.
Sipas gazetës “BILD”, Mats Hummels dhe Goretzka nuk do të thirren për Euro 2024.
Pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera të qendërmbrojtësit të Dortmundit, i cili do të jetë i pranishëm edhe në finalen e Championsit, kjo nuk mjafton për të garantuar ftesën në turneun që do të zhvillohet pikërisht në Gjermani. Opsionet për boshtin e mbrojtjes gjermane, sipas “BILD”, do të jenë Jonathan Tah (Leverkusen), Nico Schlotterbeck (Dortmund), Robin Koch (Frankfurt), Antonio Rudiger (Real Madrid) dhe Waldemar Anton (Stuttgart).
Grumbullimi e debutuesit Aleksandar Pavlovic, sipas “BILD”, do të diktojë mungesën e shokët të skuadrës te Bayerni, Goretzka.
Nico Schlotterbeck dhe Niclas Füllkrug (Dortmund), Jonathan Tah (Leverkusen), Aleksandar Pavlovic, Manuel Neuer dhe Leroy Sané (Bayern), Chris Fuhrich dhe Maximilian Mittelstadt (Shtutgart), Robin Koch (Frankfurt) dhe Kai Havertz (Arsenal) janë 10 nga 26 lojtarët gjermanë që tashmë janë bërë publikë tashmë.