10:35 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Dy të arrestuar për vrasjen e vëllezërve në Malishevë

Kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj ka konfirmuar për Kallxo.com se dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve në Plloqicë të Malishevës.

Selimaj nuk ka dhënë detaje për identitetin e të dyshuarve apo motivin e vrasjes.

Kallxo.com raportoj për ngjarjen e cila ndodhi mëngjesin e herëshëm ku dy vëllezër mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Njëri nga ta ëshë konfirmuar se është pjestar i FSK-së. Motivet e ngjarjes vazhdojnë të jenë të pasqaruara.