Familja e dy vëllezërve të vrarë në Malishevë, bëjnë thirrje për zbardhjen e rastit të tyre
Familja Maloku nga fshati Pllaqicë e Komunës së Malishevës, e cila në mars të këtij viti humbi dy nga familjarët e tyre, Shani dhe Bahri Maloku përmes një letre publike ka bërë thirrje për organet kompetente që të zbardhin rastin e vrasjes së tyre.
Në këtë letër, familjarët thonë se kishin marrë premtime nga krerët e vendit se do të zbardhej ky rast, mirëpo ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
Kjo është letra e plotë e tyre:
Familja Maloku nga fshati Pllaqice komuna Malishevë në Mars të ketij viti humbi dy bijtë e saj Shani dhe Bahri Maloku pas një tentative të hajnave të cilët kishin synim të plaqkitnin në pronën e tyre. Në mengjesin e dites qe u vranë presidenti i vendit dha deklaratë publike dhe u beri thirrje organeve të rëndit për zbardhjen e rastit, poashtu edhe institucionet e tjera duke filluar nga ministria e drejtesise, fsk-së, kuvendi komunal u zotuan se do të punonin në zbardhjen sa më të shpejt të rastit.
Përkunder zotimit te madh të krerëve të shtetit se rasti do të zbardhej sa më shpejt familja ende janë ne pritje dhe ankth prej marsit sepse ende nuk ka ndonje sinjal se fajtoret do të denohen për dhimbjen që ju shkaktoi. Po ashtu gjatë kesaj kohe familja është shqetësuar nga njerëz të ndryshëm familjar dhe tê afërm të personave që mbahen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen, të cilet mundoheshin të ndryshonin motivin e vrasjes, vinin ne familje dhe u munduan të bindnin të tërhiqnin padin për te cilën vet familja nuk është përgjegjëse. Familja është shumë e shqetsuar se nuk po punohet sa duhet dhe ka pasur neglizhenc nga ana e policise ne gjetjen e provave në kohën kur ka ndodhur ngjarja.
Familja Maloku u bënë thirrje te gjitha organeve kompetente për zbardhjen sa më të shpejt të rastit, sepse nese heshtet dhimbja jone, nesër pasnesër do lindnin dhimbje tjera kjo është plagë e rënd e shoqerisë sonë më i lanë hajnat në liri./Indeksonline/