12:57 / E Enjte, 23 Maj 2024 / S Z

Dy të lënduar në një aksident mes tri veturave në rrugën Lipjan – Ferizaj

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur mes tri veturave në rrugën Lipjan-Ferizaj. Në videot të cilat i ka siguruar “Indeksonline”,  shihen veturat e përfshira në aksident,  të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

E këtë për Indeksonline e ka konfirmuar dhe Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë. Ajo ka thënë se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 10:00, në rrugën Lipjan -Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti