17:43 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Dy të rinj izraelitë themelojnë një kompani dhe pas 4 vjetësh e shesin 1.1 miliard dollarë

Katër vjet më parë (në fund të 2015) dy inxhinierë të rinj izraelitë – Yevgeny Dibrov dhe Nadir Izrael – vendosën të largoheshin nga kompanitë ku punonin – Adallom dhe Google – dhe themeluan kompaninë e tyre në fushën e sigurisë kibernetike, Armis.

Dje, ata e shitën kompaninë e tyre (të tipit Internet of Things) për 1.1 miliardë dollarë. Blerësi: amerikania Insight Partners. CapitalG, dega e investimeve të Alphabet, kompania mëmë e Google, gjithashtu mori pjesë duke paguar 100 milionë dollarë.

Marrëveshja shënon blerjen më të madhe ndonjëherë për një firmë private izraelite, sipas një deklarate të kompanisë.

Softueri i zhvilluar nga firma zbulon automatikisht, monitoron dhe siguron informacione për të gjitha pajisjet – nga laptopët dhe smartfonët tradicionalë deri tek TV të zgjuar, uebsajtet, printerët, sistemet HVAC, sistemet e kontrollit industrial dhe pajisjet mjekësore – para se t’i lejoni ato të lidhen me rrjetin . Karantinon çdo pajisje të dyshimtë dhe dashakeqe.

Sot, Armis ka mbi 250 të punësuar, dhe do të vendoset në mbi 165 vende me disa nga kompanitë kryesore të botës. Ata gjurmojnë mbi 110 milionë pajisje të lidhura me databazën e kompanisë.