11:50 / E Diele, 28 Gusht 2022 / Gj. Sh

Dy të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona të infektuar nga COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes raportit të fundit, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu janë regjistruar 89 raste të reja me coronavirus dhe janë shëruar 302 persona.

Numri i rasteve aktive është 1.685./IndeksOnline/