09:36 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

Dy trajnerët kosovarë dhe legjenda Zabaleta po ndjekin kursin e UEFA Pro në zyrat e FSHF-së

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta, tani zëvendëstrajneri i Kombëtares së Shqipërisë, po ndjek kursin e trajnerëve për licencën UEFA Pro.

Argjentinasi rrëfen eksperiencën e tij në kursin e organizuar nga FSHF, shkruan Indeksonline

“Deri tani ecuria ka qenë shumë e mirë, është shumë intensive. Kalojmë shumë orë me leksionet e kursit, por mendoj se shkëmbimi i eksperiencës me ish-lojtarë.

“Ku disa prej tyre janë trajnerë të skuadrave të mëdha dhe gjithashtu edhe trajnerë të tjerë, të cilët janë pjesë e fushës së futbollit prej kohësh është një gjë e shkëlqyer për të gjithë studentët te cilët duan të mësojnë dhe të futen në botën e trajnimit”, tha Pablo Zabaleta për faqen zyrtare të FSHF-së.

Në këtë kurs po marrin pjesë edhe dy trajnerët të njohur të Superligës së Kosovës, Ramiz Krasniqi dhe Tahir Lushtaku./Indeksonline/