11:38 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / B O

Dy yjet e Realit dalin pozitiv me Covid-19

Ylli belg Eden Hazard dhe ai brazilian Casemiro, kanë dalur pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar klubi madrilen, duke cekur se lojtarët kanë dalur pozitiv pas testimeve të djeshme.

“Të gjithë lojtarët e tjerë, stafi i trajnerëve si dhe punëtorët e tjerë që punojnë me ekipin e parë kanë rezultuar negativë”, thuhet në njoftim.

Kjo nënkupton se këta dy futbollistë nuk do të jenë në dispozicion në derbin e nesërm ndaj Valencias, derisa pritet të jenë në vetizolim për dy javët e ardhshme” thuhet në njoftim. /IndeksOnline/