17:43 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dy zyrtarë të lartë të Federatës Gjermane vijnë në Kosovë

Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, të shtunën, në orën 11:00, do t’i presë në zyrën e tij dy zëvendëspresidentët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, z. Rainer Koch dhe z. Rainer Milkoreit. Dy zyrtarët e lartë të DFB-së do të qëndrojnë në vizitë tri ditore në Kosovë, ku do të jenë në mesin e mysafirëve special në hapjen e stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Agjenda e vizitës së zëvendëspresidentëve të DFB-së

27.07.2018

Në orën 22:45 – Pritja për delegacionin e DFB-së në VIP Area në aeroportin “Adem Jashari”

28.08.2018

Në orën 11:00 – Pritja për delegacionin e DFB-së në FFK nga presidenti Agim Ademi dhe KE i FFK-së

Në orën 12:00 – Homazhe tek varri i presidentit Fadil Vokrri

Në orën 20:00 – Hapja e stadiumit “Fadil Vokrri”

29.08.2018

Takim me ish-presidenten Atifete Jahjaga

Takim në Prizren me ministrin e sportit, Kujtim Gashi