15:01 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

FSSHK paralajmëron padi ndaj KEDS-it për shtrejtim të rrymës

Pas paralajmërimit të KEDS-it për rritje dhe shtrenjtim të rrymës Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke parë që po rëndohet gjendja e punëtorëve shëndetësor dhe gjithë popullatës, paralajmëron se në konsultim publikë do të fton të gjithë Sindikatat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës me qëllimin e vetëm që mos të luhet me gjendjen shpirtërorë dhe materiale të tyre.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në asnjë moment nuk do të lejoj dhe ju bënë thirrje Shoqërisë Civile dhe faktorëve tjerë që mos të lejohet shtrenjtimi i rrymës.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës bazuar në Ligjin mbi Organizimin Sindikal dhe Statutin e saj do të bëjë padi ndaj KEDS-it në emër të 14.000 punëtorëve shëndetësor.

Inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës të ndërmerre masat e duhura ndaj kësaj Korporate me qëllimin e vetëm që mos të eskalon situata.