15:24 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë e pranon gabimin rreth situatës ‘Ozil’

Mesut Ozil është kthyer në një temë të nxehtë diskutimi në mediat gjermane.

Ozil ka dhënë dorëheqjen nga kombëtarja gjermane pasi sipas tij është bërë “pre” e gyerjeve raciste madje ka hedhur akuza edhe mbi Federatën e Futbollit të Gjermanisë.

Por së fundmi Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, e ka pranuar se ka bërë gabime në mënyrën sesi e ka trajtuar situatën me Ozil.

“Dorëheqja e Mesut Ozilit ka hapur një debat në lidhje me racizmin në përgjithësi dhe mundësinë për t’u integruar në futboll. Si president i DFB-së, nuk dua që të iki nga ky debat”, ka thënë Grindel.

“Në retrospektivë, unë, si president, është dashur që ta them pa mëdyshje për atë që është e qartë për mua dhe Federatën: çdo lloj forme e armiqësisë racore është e patolerueshme” ka deklaruar Grindel.