10:28 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Dybala dyshohet se ka dalur përsëri pozitiv me koronavirus!

Paulo Dybala raportohet se ka rezultuar përsëri pozitiv me koronavirus.

Sulmuesi argjentinas ka patur simptoma të reja dhe ka dalur përsëri pozitiv në testin e fundit.

Ylli i Juventusit duhet të qëndrojë përsëri në karantinë, ani pse gjendja e tij thuhet se është stabile.

Vetë lojtari me 21 mars kishte njoftuar se ka qenë me koronavirus bashkë me gruan e tij.

Për këtë, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Juventusi./Indeksonline/