11:26 / E Enjte, 23 Mars 2023 / B O

Dybala e padit Juventusin, mund t’i marr rreth 60 milionë euro dëmshpërblim!

Paulo Dybala ka vendosur përfundimisht që të padis Juventusin. Ylli argjentinas ka kohë që e kishte paralajmëruar këtë vendim dhe tani ka ardhur momenti të nis procesin. Juve i detyrohet argjentinasit rreth 3 milionë euro paga të papaguara.

Por, Dybala do të kërkoj dëmshpërblim edhe për anashkalimin që i është bërë për vazhdimin e kontratës. Ai po pretendon se është mashtruar nga skuadra italiane për rinovimin e kontratës dhe për këtë thotë se ka fakte.

Përveç 3 milionëve, sa i përket dëmshpërblimit për rinovimin e nuancuar, Dybala do të kërkoj pagesën e rreth 54 milionë eurove nga bardhezinjtë nga dëmi i shkaktuar nga moszgjatja e kontratës./Indeksonline/