75 Mall Live Search
14:32 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dybala në PSG, Dembele te Juventusi

Zyrtarë të Juventusit kanë qëndruar në Barcelonë gjatë ditës së hënë.

Ata janë takuar me përfaqësues të Barcelonës për të negociuar transferimin e Ousmane Dembeles.

“Zonja e vjetër” dëshiron të gjejë një zëvendësim për argjentinasin Paulo Dybala.

Ky i fundit pritet t’i bashkohet skuadrës franceze Paris Saint-Germain.

Të hënën, Barcelona njoftoi se Dembele është lënduar dhe do të mungojë 5 javë. /Indeksonline/